Kapen 4 prej 11 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalasë

392884_476615239058937_108782902_n

Katër prej 11 shqiptarëve që u arratisën nga burgu i Trikalasë në Greqi kanë përfunduar në prangat e policisë.

Mediat greke raportojnë se persona të armatosur qëlluan me armë zjarri dhe granata kullën e institucionit, duke lënë të plagosur të paktën dy punonjës. Ndërsa të burgosurit, mesa duket përdorën litarë për të zbritur nga kulla në tokë.

Policia gjeti 400 deri në 500 gëzhoja plumbash dhe gjurmë të gjashtë granatave të shpërthyer gjatë sulmit, që filloji mbrëmjen e së Premtës.

Sipas gazetës “Kathemirini”, vlerësohet se numri i personave që që sulmuan burgun e sigurisë së lartë të ketë qenë 6 deri në 16.