Kapen 350 kg marijuanë, dhjetëra në pranga! (Video)


350 kilogram mariuanë është sekuestruar mbrëmë në vendkalimin kufitar ‘Mexhitlija’ ndërsa gjatë kontrollit të automjetit me të cilin transportohej droga janë arresuar pesë persona nga Manastiri ndërsa dy të tjerë nga Veleshta të dyshuar për kontrabandën ndodhen në arrati. Droga ishte sjellur nga Shqipëria e cila nëpërmjet Maqedonisë dhe Greqisë duhej të përfundonte në Evropë, përkatësisht në Holandë. Sipas Ministres së brendshme Jankullovska droga nga Shqipëria ishte sjellur në paketime të vogla ndërsa Veleshtë ishte vendosur në 10 dyshek për krevate.

“Gjatë mbrëmjes së kaluar Drejtoria e Doganës në bashkpunim me qendrën për zbulim të kriminalitetit t organizuar kanë zbuluar kontrabandimin me drogë me sasi prej 350 kilogramëve e cilia ka qenë për qëllim të trafkohet nga Shqipëria nëpër Maqedoni të kalohet në Greqi. Grupi organizatorë është përbërë nga 7 persona që janë të dyshuar, 5 prej të cilave janë arestuar kurse dy të tjerë janë në arrati.Vlera e kësaj sasie thuhet të jetë në 1 milion euro.Dyshimet tonë janë që ky trafikim është bërë për në Hollandë”, tha Gordana Jankollovska, Ministre e Punëve të Brendshme

Menjëherë pas sekustrimit të drogës, pjestarë të Ministrisë së brendshme sot kanë zhvillujar edhe një aksion tjetër në Haraçinë dhe Hasanbeg të Shkupit ku janë arrestuar së paku dhjetë persona. Atadyshohet të jenë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogës. Ende nuk bëhet e ditur nëse gjatë bastisjeve është gjetur drogë.

“Ka bërë aksion për parandalimin e trafikimit me lendë narkotike, deri tash janë arrestuar 10 persona dhe aksioni edhe më tej vazhdon me bastistje për gjetjen e personave tjera që ministia dyshon se janë të involvuar në rast. Ndryshe polica aksionin zhvillon bashkpunim me policinë austriake”, tha Gordana Jankollovska, Ministre e Punëve të Brendshme

Aksioni i sotëm dhe ai i mbrëmshmi në Mexhitlia janë pjesë e aksionit ndërkombëtar të luftimit të tregëtisë me drogë të koduar si‘Dirigjenti”që kishte nisur vitin e kaluar. Ministrja Jaknkullovska bëri të ditur se rasti është zbuluar si rrjedhoj e ndjekjeve të trafikantëve dhe paralajmërimeve që u është dhënë policisë. Sipas Jankullovskës, sasia e drogës së konfiskuar kap vlerën e 1 milion eurove në tregun me shumicë.