Kap mat të dashurin, i shkatërron “BMW-në” (VIDEO)

Caro Vogel kishte menduar se nëse i blen të dashurit një makinë, kjo do ta ndihmojë atë që të gjejë një punë. Por në vend të kësaj, ajo mori një përgjigje shumë të keqe, një tradhti.

Caro kapi të dashurin Chris Roth, 27 vjeç, duke bërë seks në ndenjësen e pasme të makinës. Pas kësaj, Caro kontaktoi me një radio për të marrë hak, duke bërë publike tradhtinë ndaj saj. “Ex men” është një emision në një radio në Austri, i cili të jep mundësinë të hakmerresh ndaj ish-partnerëve.

“Unë kisha dëgjuar për emisionin, dhe vendosa se mënyra më e mirë për të marrë hak, ishte që të kontaktoja me ta”, shprehet Caro.

Pasi kontaktoi me të, prezantuesi kryesor i këtij emisioni, i cili e quan veten kapiteni Luka, pranoi kërkesën e saj.

Ai filmoi të gjithë skenën hakmarrëse të shkatërrimit të makinës së re “BMW Seria 3”, me një sëpatë dhe shkop bejsbolli.
“Ata e bënë makinën copash. Ishte kënaqësi e madhe, dhe unë nuk jam penduar aspak”, tha Caro.

E vetmja thirrje që dëgjohej nga Chris në ato momente ishte: “A jeni të çmendur”?

auto_ad_1602509931424431284