Kaos tek provimi i patentës, vajza ngrihet në mes të turmës dhe bërtet me të madhe (VIDEO)

Më shumë se 100 persona po presin në radhë për të dhënë provimin e patentës. Si orar është lënë ora 08:00 e mëngjesit, por po vjen darka dhe kursantët ende nuk janë futur në provim dhe shkak mesa duket është bërë prishja e sistemit. Një vajzë e acaruar nga kjo situatë ka ngritur zërin më mes të turmës dhe u ka kërkuar përgjegjësve që të organizojnë oraret, pasi ajo së bashku me kursantët e tjerë kanë lënë punën dhe angazhimet e tjera për të dhënë këtë provim. “Jepni ca lista emrash dhe të vijmë në orarin e caktuar, keni organizim pune ju apo ca keni, deri në darkë këtu kemi për të qëndruar, kemi lënë punën ne për të ardhur këtu ooo rregullojeni sistemin rregullojeni”, ka thënë vajza bionde, e cila më pas është brohoritur nga të tjerët, të cilët e kanë mbështetur reagimin e saj. Mënyra sesi jepen provimet për marrjen e patentës në Shqipëri janë kthyer në një shqetësim për kursantët për shkak të moszbatimit të orarit dhe vonesave.