Kaos dhe NRG Band në ndihmë të Naronit

f.0128225020246_m

Grupet kosovare, ai i repit Kaos dhe i muzikës së lehtë, NRG Band, janë pjesë e një mbrëmje humanitare që mbahet të mërkurën ne Duplex Club Prishtina në ndihmë të Naronit të vogël.

Rasti i Naronit ka ngritur një mobilizim mbarëkombëtar në rrjetet sociale dhe në të gjitha sferat tjera, ndërsa pa ndihmuar nuk kanë mbetur as yjet e estradës si Kaos dhe NRG Band.

Ata do të performojnë të mërkurën mbrëma pa pagesë në Duplex Club Prishtina dhe të gjitha mjetet do t’i shkojnë fondacionit të ngritur për shërimin e Naronit të vogël.

Naroni është një foshnje që është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë në mëlqi, ndërsa transplantimi është i pashmangshëm. Dhe, për transplantimin e mëlqisë duhen 125 mijë euro, shumë e papërballueshme kjo për familjen e Naronit.

Klinika e Regensburgut në Gjermani është në gjendje gatishmërie që në momentin e deponimit të shumës së të hollave të lartpërmendur të trajtojë dhe rikthejë normalisht në jetë Naronin e vogël.
Edhe ju mund të ndihmoni, duke shkuar në këtë mbrëmje ku pos që do të argëtoheni edhe do të kontriboni.