Kanye West është i dhënë tepër pas Kim Kardashian

f1_22kanye-jpg1363942134

Kanye West është një i dashur i kujdesshëm. Reperi ka kompensuar mungesën e tij 11-ditëshe kur është kthyer për të qenë përkrah së dashurës së tij shtatzënë Kim Kardashian dhe për të marrë pjesë në premierën e filmit dhe afterparty – duke e trajtuar si mbretëreshë. West ka udhëtuar nga ana tjetër e vendit për të qenë me Kim në afterparty për filmin e saj të ri, “Temptation” të Tyler Perry, raporton HollywoodLife.

“Ata ishin aq të ëmbël bashkë dhe shoqëroheshin me të gjithë ne në shtëpinë e Tyler,” tha një burim. “Ata e shijonin njëri tjetrin. Jam befasuar se sa shumë është i dhënë Kanye pas Kim. Ai e trajtonte atë si mbretëreshë, ishte xhentëlmen i klasit të parë. “I sillte ujë dhe ia ledhatonte shpinën derisa flisnin me njerëzit tjerë. U puthën disa herë dhe bisedonin me njëri- tjetrin, por edhe me mysafirët tjerë. Dukeshin siç do çift tjetër i dashuruar dhe që presin fëmijë.

“Kur ajo ulej në kauç ai e mbante dorën e saj, për t’u siguruar që ajo është ulur mirë dhe pastaj ulej edhe ai. Gjëra të vogla e thjeshta si kjo. Ishte I përkryer, një xhentëlmen i vërtetë!”