“Kanë lekë për të blerë gjysmën e Shkodrës?” por ja kush po i paguan me të vërtetë shpenzimet e kurimit

loading...

loading...

Ka kaluar tashmë një javë nga shpërthimi i cisternës së gazit në katin e poshtëm të një resorti turistik në Velipojë. Sakaq pas humbjes së të atit për 33-vjeçarin Hektor Zejnuni vjen një lajm i mire.

Sipas ‘’Neës 24” gjitha shpenzimet për kurimin e 33-vjeçarit do të përballohen nga marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij turk
Hektor Zejnuni pësoi djegie të mëdha në fytyrë dhe gjoks, dhe po kështu djegie të shkallës së dytë dhe të tretë pësoi edhe babai i tij, Besnik Zejnuni, pronari i resortit.

Të dy u nisën me helikopter drejt spitalit ushtarak në Tiranë, por Besniku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Për shkak të gjendjes së rënduar, 33-vjeçari Hektor Zejnuni u nis drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, por ajo çka krijonte shqetësim për familjarët e tij ishte kostoja e lartë e kurimit..

Kështu, familjarët e Hektorit nuk do të kenë asnjë detyrim për shpenzimet e djalit gjatë kurimit në Turqi. Mbetet ti urojmë shërim sa më të shpejtë të riut.

loading...