Kandilat e detit “pushtojnë” Adriatikun, e trishtë ajo që po “zhduk” gjallesat e tjera

Ndryshimi i kushteve klimaterike ka shkaktuar rënien e numrit të shumë specieve edhe të atyre më të populluara, por për kandilin e detit ka ndodhur e kundërtat.

Sipas studimeve të reja, ndërtimet detare në det të hapur, përfshirë platformat e gazit dhe të naftës si dhe “fermat” e erës, mund të jenë përgjegjëse për një lulëzim të fuqishëm të kandilit të detit dekadat e fundit.

Zgjerimi i popullsisë së kandilit ka paraqitur shqetësim jo vetëm për shumë njerëz, duke përfshirë peshkatarët dhe notarët, por ka shkaktuar edhe mbylljen e termocentraleve, shkruan OraNews.

Speciet xhelatinoze gjithashtu fajësohen për zhdukjen e larvave të peshkut dhe ushqimin për planktonin. Shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Biologjisë në Piran të Sllovenisë vunë në dukje se fluksi i kandilit të detit në detin Adriatik përputhej me një bum ndërtimesh në det.

Kjo ishte dokumentuar më parë në studime të tjera që përcaktonin se ishte e arsyeshme të dyshohej se mund të kishte lidhje midis pranisë në rritje të kandilit të detit dhe sasisë së substratit të bërë nga njeriu.