KANCERI, DIABETI, ANEMIA, FRUTHI I KEQ: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon

istock_000010638089xlarge-530x300Shpejt shkoni para pasqyrës dhe me kujdes shikoni gjuhën tuaj, sepse ky organ është radar i vërtetë për zbulim të hershëm të sëmundjeve.

Bile edhe kur ndiheni mirë në mëngjes, nuk do të thotë që disa sëmundje të fshehura nuk kanë filluar në organizmin tuaj, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk keni kohë të shkoni në kontrollim mjekësor sistematik, kjo është diçka që mund ta bëni vetë. Thjesht, shikoni mirë gjuhën tuaj.

Pra, në qoftë se vëreni se ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, më së miri është që të këshilloheni me mjekun.

Njolla të bardha
Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të qumështit, e cila hiqet lehtë me lugë: fjala është për infeksion. Më së shpeshti paraqitet te fëmijët e vegjël apo te personat e moshuar, ndërkaq e shkakton Candida albicans. Mund të paraqitet në situata të ndryshme: me rastin e marrjes së antibiotikëve apo të kortizonëve, sëmundjeve siç janë diabeti, sëmundjet e gjakut dhe mungesa mbrojtjes imunologjike. Shërohet në mënyrë lokale, ndërsa në rastet serioze me barna.

Gjuha e bardhë
Shtresa e bardhë në të përhimët në sipërfaqen e gjuhës mund të tregojë problemet me lukthin dhe me zorrët dhe me tretjen e vështirësuar për shkak të prodhimit të zvogëluar të lëngjeve të lukthit. Shërohet me antimikoticinë.
Gjuha e bardhë mund të bëhet edhe te leukoplakia – gjendje tek e cila vjen deri te krijimi i njollave të bardha në gavrën e gojës. Fjala është për lezionet të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillimin e karcinomeve.

Gjuha ngjyrë gështenje dhe “me qime”
Në majën e gjuhës paraqiten fije ngjyrë gështenje, ngjashëm me qimet, në gjatësi prej disa milimetrash. Ndryshimet e tilla mund t’i shkaktojnë pirja e duhanit, mirëpo edhe Candida albicans ose Aspergillus nigera, gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Shërohet me barna, për përdorim lokal dhe oral, mirëpo në qoftë se ndryshimet janë të vogla, mjafton lyerja me thartinë retine (thartinë e vitaminës A) në një koncentrim të ulët. Si preventivë është mirë fërkimi çdo ditë me brushën e dhëmbëve.
Nëse në gjuhë shfaqen njolla ngjyrë të gështenjtë apo të errët, patjetër shkoni të bëni një kontroll mjekësor, sepse mund të jetë fjala për ndonjë formë të kancerit të lëkurës – melanomë.KANCERI, DIABETI, ANEMIA, FRUTHI I KEQ: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon Shendetesi
loading…
KANCERI, DIABETI, ANEMIA, FRUTHI I KEQ: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon
Shpejt shkoni para pasqyrës dhe me kujdes shikoni gjuhën tuaj, sepse ky organ është radar i vërtetë për zbulim të hershëm të sëmundjeve.

Bile edhe kur ndiheni mirë në mëngjes, nuk do të thotë që disa sëmundje të fshehura nuk kanë filluar në organizmin tuaj, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk keni kohë të shkoni në kontrollim mjekësor sistematik, kjo është diçka që mund ta bëni vetë. Thjesht, shikoni mirë gjuhën tuaj.

Pra, në qoftë se vëreni se ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, më së miri është që të këshilloheni me mjekun.

Njolla të bardha
Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të qumështit, e cila hiqet lehtë me lugë: fjala është për infeksion. Më së shpeshti paraqitet te fëmijët e vegjël apo te personat e moshuar, ndërkaq e shkakton Candida albicans. Mund të paraqitet në situata të ndryshme: me rastin e marrjes së antibiotikëve apo të kortizonëve, sëmundjeve siç janë diabeti, sëmundjet e gjakut dhe mungesa mbrojtjes imunologjike. Shërohet në mënyrë lokale, ndërsa në rastet serioze me barna.

Gjuha e bardhë
Shtresa e bardhë në të përhimët në sipërfaqen e gjuhës mund të tregojë problemet me lukthin dhe me zorrët dhe me tretjen e vështirësuar për shkak të prodhimit të zvogëluar të lëngjeve të lukthit. Shërohet me antimikoticinë.
Gjuha e bardhë mund të bëhet edhe te leukoplakia – gjendje tek e cila vjen deri te krijimi i njollave të bardha në gavrën e gojës. Fjala është për lezionet të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillimin e karcinomeve.

Gjuha ngjyrë gështenje dhe “me qime”
Në majën e gjuhës paraqiten fije ngjyrë gështenje, ngjashëm me qimet, në gjatësi prej disa milimetrash. Ndryshimet e tilla mund t’i shkaktojnë pirja e duhanit, mirëpo edhe Candida albicans ose Aspergillus nigera, gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Shërohet me barna, për përdorim lokal dhe oral, mirëpo në qoftë se ndryshimet janë të vogla, mjafton lyerja me thartinë retine (thartinë e vitaminës A) në një koncentrim të ulët. Si preventivë është mirë fërkimi çdo ditë me brushën e dhëmbëve.
Nëse në gjuhë shfaqen njolla ngjyrë të gështenjtë apo të errët, patjetër shkoni të bëni një kontroll mjekësor, sepse mund të jetë fjala për ndonjë formë të kancerit të lëkurës – melanomë.

LEXO ==> Pesë mënyra që të shpejtoni metabolizmin
Loading…
kind-doctor-suited-treat-issue-tongue_cb618c1fd0ceb51d

Gjuha sikur dredhëza
Mund të jetë fjala për fruthin e keq – infeksion streptokok me ngritje të temperaturës së trupit.

Gjuha e kuqe e purpurt
Ngjyra e kuqe e purpurt është tipike për mungesën e vitaminës B2, si pasojë e absorbimit të dobët në zorrë, për shkak të ndryshimeve të florës bakteriale, të shkaktuar gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Majat janë të ënjtura, andaj gjuha ka pamjen sikur të jetë e mbushur me zallë.

Gjuha e vijëzuar
Fjala është për anomalinë e lindur, ndërsa gjuha është më e madhe se normalja, me një vijë të thellë në sipërfaqe, transmeton Telegrafi. Nuk ka shërim, por vetëm duhet të sforcohet higjiena e gojës, përkatësisht shpëlarja me ujë të rrjedhshëm menjëherë pas ngrënies, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i ushqimit në rrudhat e gjuhës.

Gjuha e zverdhur
Gjuha e verdhë: kjo simbolizon keqfunksionimin e mëlçisë ose probleme me tretjen. Mungesa e vitaminës B12 është shkaktare e gjuhës së zverdhur, të lëmuar dhe të shkëlqyer. Shkaktarë janë mungesa e ushqimit, posaçërisht te personat të cilët hanë pak mish dhe te vegjetarianët. Në raste të tilla duhet të merren si shtesë vitamina B12 dhe vitamina B9, të cilat gjenden në spinaq, në sallatë të gjelbër, në pjepër, banane, limon, mish dhe në mëlçi. Vitamina B12 më së shumti gjendet në mish, në qumësht dhe në vezë.

Gjuha e ënjtur
Gjuha e ënjtur më së shpeshti është pasojë e reaksionit alergjik – urtikaria e fuqishme e mukozës së gjuhës dhe të gojës. Është e rrezikshme, sepse po nuk u shërua me kohë, mund të shkaktojë ngufatjen. Kjo sëmundje është trashëguese, ndërsa e shkakton mungesa e enzimave, ose mund ta shkaktojë edhe thumbimi i insekteve. tongue-image-for-newsletter-620x350