Kanadaja kërkon punëtorë dhe lehtëson mundësinë për emigrim

Kanadaja do të ndryshojë sistemin e migrimit në të cilin kanadezët janë duke punuar tani 18 muaj. Qeveria kanadeze paralajmëron se nga janari i vitit 2015 do të fillojë me ndarjen e vizave “express” që do t’ju mundësojnë punëdhënësve që sa më shpejt t’i plotësojnë vendet e punës me punëtorë të kualifikuar.

Viza e re e quajtur “Express Entry” do ta zëvendësojë atë që deri tani quhej “Expression of Interest” dhe paraqet një mënyrë të re të seleksionimit të emigrantëve nga Kanadaja.

Emigrantët do të përzgjidhen në bazë të aftësive dhe njohurive që i identifikojnë qeveria dhe punëdhënësit. Viza “Express Entry” do të ofrojë mundësi edhe për qëndrim afatgjatë në Kanada, kanë njoftuar mediat kanadeze.
Ministri i Emigracionit të Kanadasë Chris Alexander, është shprehur se punëdhënësit kanadezë mund t’i sjellin punëtorët duke patur mundësi që të qëndrojnë në Kanada.