Kamikazi francez ishte paraqitur në një video muzikore (Video)

Në një video muzikore e një rap-grupi në Francë duket se paraqitet edhe Omar Ismail Mostefai – njëri nga kamikazët i cili ishte pjesë e aksionit terrorist në parisë në tetarin Le Bataclan.

29 viçari ishte identifikuar nga shenjat e gishtërinjve në sallën koncertale.

Për Mostefain është marrë vesh se është rritur në Courcouronnes, në jug të Parisit, nga një nënë portugeze e cila ishte konvertuar në fenë islame pasi ishte martuar me një algjerian.

Mostefai kishte udhëtuar për në Siri në vitin 2013 dhe nga atje ishte kthyer vitin e kaluar.

Një shok shkolle i Mostefait, Hafid Ouzi, i ka thënë Times-it se kamikazi kishte përplasje të vazhdueshme me policinë.

“Omar ishte njeri i ligë. Ai kishte shokë të këqij dhe kishte rënë në telashe me ta, por nuk ishte edhe shumë serioze. Ai edhe vidhte nga shitoret, por tek e fundit të gjithë fëmijët e bëjnë këtë”, ka thënë Ouzi, njofton Klan Kosova.

Screenshot_2