“Kamikazët” e Durrësit “i vënë tritolin” plakut të borës (VIDEO)


Që jemi një popull që na pëlqejnë armët dhe zhurmat, kjo është tashmë e ditur. Por që të kishim një kreativitet të tillë negativ, nuk e kishim menduar ndonjë herë. Disa të rinj në Durrës kanë vendosur një sasi të paidentifikuar lënde shpërthyese në brendësi të një plaku dëbore dhe njeriu i akullt thjesht ka shpërthyer në ajër.