Kamëz, 27-vjeçari i ngul thikën në kurriz të vëllait

Raste të shumta të dhunës në familje janë duke u evidentuar së fundmi dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë rënë në pranga 3 persona.
Fatush Peposhi, 27 vjeç, banues në Laknas, Kamëz, ka goditur me thikë në kurriz vëllain e tij.

Ilir Shahini, 42 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Po ashtu edhe Ardit Neli, 28 vjeç, banues në Tiranë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Ngjarjet

Ilir Shahini, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, shtetases F.Sh.,68 vjeçe.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetë dhe një thikë në kushtet e armës së ftohtë pa leje.

Ardit Neli, 28 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases N.B., 25 vjeçe.

Fatush Peposhi, 27 vjeç, banues në Laknas u arrestua pasi në oborrin e banesës për motive të dobëta, ka goditur me thikë në kurriz vëllain, shtetasin M.P., 24 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit I.Sh., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.N., për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, dhe në ngarkim të shtetasit F.P., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.