Kamerat e sigurisë kapin momentin kur nëpunësi i shtëpisë së pleqve tenton ta mbyt pacientin (Video)

Pleqeve-620x330-530x282

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një nëpunës i shtëpisë së pleqve tenton të ngufat një pacient të moshuar.
Noleen Hausler kishte vendosur të instalojë kamera në dhomën e babait të tij Clarence, në shtëpinë e pleqve në Kingsëood të Shteteve të Bashkuara, për të hequr dyshimet se pjesët e mavijosura të trupit të tij nuk janë bërë nga rrëzimi aksidental.
Në video mund të shihet punëtori 29-vjeç duke e shtyrë me forcë lugën në fytin e 89-vjeçarit, i cili në ato momente ishte duke fjetur.
Por është interesant fakti, se si përpos që shtynë me forcë lugën në fytin e të moshuarit, ai tenton t’ia mbyll hundën dhe gojën në mënyrë që të mos mund të marrë frymë.
Sipas raportit të policisë, është konstatuar se kjo nuk kishte qenë hera e parë që nëpunësi Corey Lyle Lucas kishte keqtrajtuar të moshuarin.
Në nëntor të vitit 2015, ai është zënë duke e detyruar me forcë të hanë ushqimin.