Kamera kap momentin e një vjedhjeje në Prishtinë (VIDEO)

20160720233448753646

Një kamerë sigurie në një dyqan në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë ka kapur momentin kur një qytetar vjedh një kuletë. Në incizim shihet se si qytetari ka provuar disa herë të vjedhë kuletën, që ishte e gruas së pronarit të dyqanit. Sipas pronarëve të dyqanit, policia është informuar menjëherë për rastin dhe ka nisur hetimet.