Kamela Islamaj, skena provokuese në plazh me një femër

kamela

Këngëtarja nga Korça, që u bë e njohur në netët live të “Top Show” në “Top Channel”, shumë pak bën “jetë dite”, pasi këndon netëve në club-et e Tiranës. Dhe ja ku kemi rastin ta shohim në një moment relaksi në plazh, me bikini dhe duke provokuar pranë një femre. Kamela, e cila këtë vit konkurroi me këngën “Pa limit” në “Top Fest 10”, si një rockere që është, suprizon gjithmonë me natyrën saj. Këto ditë të nxehta ajo ka vendosur t’i largohet pak muzikës dhe të pushojë duke marrë rreze në plazh, pas një sezoni të ngarkuar jo vetëm në ekrani, por edhe në netët “live” në “Rockstok”, së bashku me Elton Dedën, Eneda Tarifën e Marsela Çibukajn. Edhe pse ka shumë vite në skenë, këngëtarja 26-vjeçare ende nuk ka publikuar një klip të vetin, apo një album. Ajo është shprehur se do ta hedhë këtë hap të rëndësishëm në muzikë vetëm atëherë kur ta kuptojë se këngët që po këndon, do të bëhen hite.