Kam vuajtur nga depresioni

loading...

loading...
Miley Cyrus ka zbuluar se ka vuajtur nga depresioni dhe se një herë ishte babai i saj Billy Ray ai që i ka shpëtuar jetën.

“Ishte një kohë kur vuaja shumë nga depresioni. Kyçja derën e dhomës time dhe në një rast babait iu desh ta rrëzonte në tokë pë të më shpëtuar”, tha këngëtarja 21-vjeçare.

Cyrus tregoi se depresioni iu shfaq nga pasiguritë që i shkaktonin problemet normale që vuajnë adoleshentët me lëkurën e fytyrës.

“Kisha një lëkurë shumë problematike dhe nuk ndihesha aspak mirë me pamjen time”, shpjegoi Miley.

loading...