‘Kam vajzën tuaj, dua 400 mijë euro’. Pjesë e skenarit edhe vajza e biznesmenit (FOTO)

loading...


Sipas gazetës Panorama, Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 7 vjet burg në total tre të rinj të akuzuar për vendosjen e një gjobe 400 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke inskenuar rrëmbimin e vajzës së tij.
Tre adoleshentët u shpallën fajtorë për akuzën “shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”.

Mes të dënuarve nga gjykata është edhe vajza e biznesmenit, që ishte pjesë e skenarit.

Të rinjtë kishin inskenuar ngjarjen, me pretendimin se biznesmenit i kishin rrëmbyer vajzën.

Por polica ka mundur të zbulojë prapaskenat e rrëmbimit dhe ka bërë të mundur arrestimin e të rinjve. Ndonëse dy prej tyre u gjykuan në masën e sigurisë “arrest në burg” vendimi përfundimtar i ka nxjerrë nga qelia. Gjykata ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg duke i lënë në liri me kusht. Një nga kushtet e urdhëruara nga togat e zeza është vajza e biznesmenit, i dashuri saj në kohën e ngjarjes dhe miku i tyre i përbashkët të mos shoqërohen me njëri­ tjetrin.
b

loading...

b1

loading...