“Kam shitur gjakun tim për të fituar para”, rrëfimi i ndjerë i këngëtares së famshme

Gjithnjë janë perfektë në daljet mediatike dhe publiku mendon se ashtu është edhe jeta e tyre jashtë telekamerave, çka nuk është gjithnjë e vërtetë.

Këngëtarja e famshme Nicole Scherzinger ka rrëfyer dramën e jetës së saj për revistën “Cosmopolitan”, teksa ka ndalur në disa momente të trishta dhe të panjohura deri më sot për të.

Gjatë kohës së universitetit Nicole ka pranuar se kishte shumë vështirësi ekonomike dhe për t’ja dalë ka bërë sakrifica nga më të ndryshmet. Për të siguruar gjërat e saj minimale i është dashur të punojë si kamariere apo edhe si shitëse në dyqanet e kozmetikës.

Megjithatë 39-vjeçarja si momentin e saj më të vështirë e veçon kohën kur i është dashur të shesë gjak nga trupi i saj për të fituar disa para.

Unë e dua familjen time pavarësisht se ata nuk kanë pasur mundësinë të më blejnë shumë gjëra. Unë e arrita duke punuar dhe jam shumë krenare për këtë, të gjithë befasohen me mua se jam shumë dorështrënguar”, ka thënë Nicole në fund të rrëfimit.