“Kam frikë mos më vret nusja e djalit, më ka rrahur me okllai”, Sadetes i bie të fikët në polici (VIDEO)

loading...

loading...

Sadete Gojani është një tjetër viktimë e dhunës në familje. Këtë herë bëhet fjalë për dhunën e ushtruar mbi të nga nusja e djalit, pasi i biri i Sadetes ka përfunduar në burg.
Në një intervistë për TCH ajo rrëfen se nusja e ka rrahur mbi 4 herë dhe nuk ka duruar dot më, e është detyruar të bëjë kallëzim në polici. Ajo shprehet e frikësuar për jetën e saj.
“Më rrahu me atë shkopin e pites se ia morën burrin brenda. Kam frikë mos me vret a më mbyt. Më ka rrahur 4 herë dhe nuk mbajta dot më”, – tregon ajo.
Sadetja ka frikë të shkojë në shtëpi dhe qëndron pranë derës së komisariatit, ndërsa gjykata ka dhënë vendim që nusja e djalit të largohet nga banesa, por se si do të zbatohet ky vendim, nuk dihet dhe ndoshta Sadetja do të ndajë sërish çatinë me dhunuesen e saj.
Ndiqeni videon më poshtë

Video Link

loading...