“Kam filluar të ndjej për Arditin”

Nevila dhe Juliana shtrihen në krevat të bisedojnë, teksa shumica e banorëve kanë fjetur gjumë. Juliana i tregon Nevilës, se ka dëgjuar nëpër shtëpi se Lori dhe Visari janë lidhur bashkë për lojë.
Teksa flasin për çiftet, Juliana pyet Nevilën, sesi e shikon ajo afrimitetin e saj me Arditin. Nevila shprehet se do i pëlqente shumë t’i shikonte të dy bashkë. Juliana thotë se Arditi është shumë tip i ftohtë, por Nevila shprehet se ai është serioz, jo i ftohtë. Juliana shprehet se më parë Arditi e puthte më shpesh, i vinte tek krevati, kurse tani nuk është aq i dashur.
Nevila thotë se është munduar shumë të ndihmojë Julianën dhe Arditin, që të afrohen me njëri-tjetrin. Juliana pranon, se me ndihmën e Nevilës, ka kuptuar realisht se çfarë ndjente, pasi i kishte situatat shumë lëmsh në kokë. Ajo rrëfen se tashmë ka filluar të ndjejë për Arditin dhe ka interes, që marrëdhënia e tyre të shkojë më tej se shoqëria. Juliana pranon se nuk është e qartë se çfarë ndjen Arditi për të, por ajo tashmë, i ka ndjenjat shumë të qarta ndaj tij. Ajo thotë se shpesh ka vështirësi në të shprehur, prandaj shumë herë keqkuptohen situata ndaj saj. Madje, Julianës i vjen çudi me veten sesi nuk e kishte kuptuar më parë që ndjente për Arditin, vetëm duke parë sesa xheloze bëhej për të.
Valeri, i cili bënte sikur flintë fillon të ngacmojë Julianën për Arditin. Ai flet edhe me Visarin, ndërkohë që edhe ai është zgjuar dhe thotë se i dëgjoi të gjitha ato që tha Juliana. Valeri i thotë Julianës, se e dinte që ajo do arrinte në këtë pikë, ndërsa ajo i kërkon mos ta diskutojë me asnjë këtë bisedë. Ai betohet, duke i thënë Julianën se ajo është vajzë e besës.
Juliana largohet nga dhoma, teksa Valeri dhe Visari komentojnë bisedën mes saj dhe Nevilës. Valeri i kërkon Visarin të rrijë i qetë, duke i thënë se i doli fjala e tij, pasi i kishte thënë më parë që Juliana dhe Arditi janë çift. Visari shprehet se nuk e ka mendjen fare aty, pasi sot tërë ditën ka qëndruar me Lorin, duke nënkuptuar se tashmë i intereson ajo./Top Chanel/