Kallashi përshkruan mashkullin e ëndrrave, flet për numrin e marrëdhënieve! (Video)


Donjeta Kosumi-Kallashi ka treguar se ajo aktualisht nuk është në një lidhje, ndërsa ka treguar se si duhet të jetë mashkulli i saj.

“Për momentin, unë nuk jam e dashuruar as nuk kam të dashur, jam ‘single’. Edhe po të kisha pasur një të dashur, do ta kisha mbajtur për vete”, ka thënë ajo në një intervistë ekskluzive për Radio Dukagjinin.

Për të, një mashkull të bukur e konsideron të jetë “pak i egër, muskulor dhe tip serioz”. Normal që edhe në shtrat duhet të jetë i mirë.

Ajo thotë se për vallëzimin që e bën e kanë kritikuar shumë në Kosovë, derisa në Shqipëri e kanë lëvduar për punën që bën.
kkk_1453567441-1137299