Kalimtares në Ferizaj i bie një pllakë në kokë nga kati i 4’të (Foto +18)

Sot në Ferizaj në rrugën kryesore të qytetit një kalimtare të rastit i ka rënë një pllakë në kokë derisa ka qenë duke ecur rrugës. Sipas njoftimeve, ajo është transferuar në QKUK ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Personi në fjalë është 34-35vjeçare, sipas deklaratës së policisë pacienti është dërguar me urgjencë në QKUK raporton FerizajPress nga vendi i ngjarjes.

Sipas deklaratës së mjekëve kujdestar në Ferizaj pacientes ju dha ndihma e parë në Emergjencë të Ferizajt dhe është dërguar në QKUK. Sipas mjekëve gjendja e pacientes është shumë kritike.