Kaka: Gjërat po ecin mirë për mua tek Reali i Madridit

loading...

kaka

loading...
Ricardo Kaka shfaqet i kënaqur me momentin që po kalon tek Reali i Madridit pasi deklaroi se gjërat e vijnë e përmirësohen për të. Braziliani nuk po gjente hapësirën e duhur tek “Los Blancos” kohët e fundit, por sulmuesi është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit nga Jose Mounrinho duke u paraqitur mirë. Megjithatë Kaka nuk e fsheh dhe dëshirën për kombëtaren braziliane.

“Nuk kam biseduar ende me Scolarin, do të jetë një ribashkim i bukur duke punuar përsëri me të. Besoj se gjërat po ecin mirë për mua sidomos tek Reali i Madridit, pasi po luaj më shumë. Po mar mbështetejn dhe nga fansat dhe ky është motivimi më i madh” përfundoi Kaka.

loading...