Kaka: Do të bisedoj me Ancelottin, dua të vazhdoj me Realin


Leite Kaka e di se sezoni 2012/13 mund të ketë qenë i fundit në fanellën e Real Madridit. Mesfushori brazilian u prin listave të të larguarve të mundshëm nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.
Mirëpo, ish futbollisti i Milanit thotë se do të ulet dhe të bisedojë me trajnerin Carlo Ancelotti, me të cilin kishte punuar në Itali, për të vendosur më pas për të ardhmen e tij.
“Unë kam kontratë me Real Madridit dhe synim imi është që të vazhdoj me këtë ekip. Tash e kemi një trajner të ri, me të cilin kam punuar edhe më parë. Ne do të bisedojmë dhe do t’i shfaqim qëndrimet tona”, deklaroi futbollisti brazilian për të përditshmen spanjolle Marca.
Kaka, i cili po qëndron në Kinë, gjithashtu e ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në përfaqësuesen e Brazilit, për të qenë pjesë e Botërorit 2014.
“Ka më shumë se një vit kohë për Botëror, do ta zhvillojmë një sezon të plotë. Me zemër shpresoj që të mund të luajë në atë Botëror”, përfundoi përfaqësuesi brazilian. /LajmeOnline/