Kafeja rrit jetëgjatësinë

loading...

kafeja[1]

loading...
Për shumë njerëz, kafeja është e domosdoshme për të hapur sytë pas zgjimit.

Megjithatë, përveçse një dozë kafe shërben për të nisur ditën me ritmin e duhur, një studim i ri tregoi se ajo ka edhe një efekt të rëndësishëm pozitiv përsa i përket jetëgjatësisë.

Një grup kërkuesish mori në studim të moshuarit e ishullit grek të Ikarisë, 8 500 banorët e të cilit krenohen me jetëgjatësinë më të lartë në botë.

Kërkuesit zbuluan se një filxhan kafe turke, e cila ka mbetur shumë popullore në ishull që prej kohës së Perandorisë Osmane, është në gjendje që të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe parandalimin në një masë të madhe të infarkteve, duke kontribuar kështu direkt në rritjen e jetëgjatësisë.

Sipas grupit të ekspertëve, ndonëse kafeja në përgjithësi ka efekte pozitive për shëndetin, ajo turke përmban edhe disa elementë të shtuar, që përforcojnë këto elementë.

“Kafeja greke (kështu quhet në Greqi, ajo që në Shqipëri njihet se kafeja turke), ka elementë të shtuar të polifenolit dhe antioksidantëve, ndërsa përmban sasi të moderuara kafeine. Efekti i saj i dobishëm mbi trupin e njeriut duket se është edhe më i madh se ai i disa lloj kafesh të tjera”, deklaroi profesori Gerasimos Siasos, i Universitetit Mjekësor të Athinës.

loading...