Kadaj-Bujupi: Ja kush më largoi nga AAK-ja

loading...


Largimi i saj nga AAK-ja nuk ka të bëjë me mosmarrëveshje personale, por me dallime konceptuale. Donika Kadaj-Bujupi për Zërin, ka thënë se bëri këtë lëvizje për të ruajtur bindjet e saj për të cilat opozita ishte përcaktuar vitin e kaluar

Devijimi i bindjeve, i konceptit dhe i parimeve brenda AAK-së ka bërë që ish-shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi të largohet për t’iu bashkuar partisë më të madhe opozitare në vend “Vetëvendosjes”. Ajo thotë se e bëri këtë lëvizje për të ruajtur bindjet e saj, për të cilat opozita ishte përcaktuar vitin e kaluar. Kadaj-Bujupi tha se largimi i saj s’ka të bëjë me mosmarrëveshje individuale as me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, apo me dikë tjetër brenda kësaj partie, por me dallime konceptuale. Thotë se po ndihet mirë me LVV-në si alternativë socialdemokrate. Ndërkohe që mohon të jenë marrë vesh për ndonjë post specifik brenda partisë.

“Pas një periudhe të gjatë të rezistencës dhe kundërshtimit si opozitë e bashkuar dhe pas lirimit nga arresti shtëpiak kuptova se gjërat nuk ishin njësoj. Dhe se duhej të zgjidhja ndërmjet të qëndruarit në AAK me rrezikun e devijimit nga bindjet, koncepti dhe besimi në ndryshim. Parime mbi të cilat u bëmë bashkë dhe vepruam për shtatë muaj. Apo ruajtjen e bindjeve duke vazhduar rrugën e nisur bashkë me opozitën vitin e kaluar. U përcaktova për të dytën. Pra ta ruaj dhe të punoj për jetësimin e asaj në çka besoj dhe për të cilën u vetëmohuan deputetët e opozitës, aktivistët dhe qytetarët që na përkrahën në protesta për muaj të tërë…”.
largea_ppr_-donika-kada-700x467-700x4201461393590

loading...

loading...