Kabashi refuzon Shqipërinë: Dua Italinë

kabash15

Elvis Kabashi, lojtari i Kombëtares U19 shqiptare dhe i të rinjve të Juventusit, refuzon përfundimisht dhe zyrtarisht kombëtaren kuqezi.

Sipas informacioneve më të fundit, Kabashi ka dërguar në FSHF një letër duke kërkuar të mos e thërrasin më pasi ka shanse të luajë me Italinë.

Sipas rregullores së FIFA-s dhe UEFA-s ai mund të zgjedhë për të luajtur edhe kombëtaren italiane pasi në momentin që është aktivizuar me kombëtaret e moshave kuqezi ka pasur edhe pasaportën trikolore të Italisë.

Rasti Kabashi tregon edhe njëherë rrjedhjen e madhe që po pëson sporti shqiptar, dhe futbolli në veçanti, me lojtarë që preferojnë të luajnë me kombëtare të tjera dhe jo të mbrojnë ngjyrat kuqezi.