Ka shalët më të gjata në botë, kjo është modelja që të gjithë e tallnin

Pasi u përqesh nga të gjithë, sot modelja Ekaterina Lisina është një yll olimpik që ka arritur zyrtarisht një rekord të ri. Ajo ka këmbët më të gjata në botë.

Modelja është 2m e gjatë, ka dy arritje në Librin Guinness, pasi ajo ishte zgjedhur edhe modelja më e gjatë në botë.

Këmba e majtë e 29 vjeçares është 132.8cm, përderisa këmba e djathtë është 132.2cm e gjatë, transmeton Gazeta Express.

Ajo vjen nga një familje shumë e gjatë, me vëllain e saj që është 198cm, babai i saj 195cm dhe nëna e saj 182cm.

Modelja thotë se “është mjaft mirë” të mbash një rekord në librin e rekordeve dhe shpreson se vëmendja pozitive që ajo e merr çdo ditë do të rritet dita-ditës.