Ka filluar protesta kundër Ligjit për amnistinë

Aktivistë të VV-së, të cilët kanë protestuar gjatë gjithë natës para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar Ligjin për amnistinë, mëngjesin e sotëm kanë bërë performancën e tyre të radhës, në të cilën kanë paraqitur të bëmat e kriminelëve gjatë 14 vjetëve kryesisht në veri të Mitrovicës.

KTV raporton se nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky ligj është i paprecedent dhe është sjellë në Kuvend me procedurë të shpejtë. “Më këtë ligj po amnistohen dy grupe, gjithkush që kryer krime në pjesën veriore të Mitrovicës dhe gjithçka që është bërë në emër të dëmtimit të shtetit të Kosovës, si dhe grupi tjetër i individëve janë ata që kanë zaptuar pronën publike, pra gjithçka që është e kundërligjshme.

Kjo i bie se këta deputetë që po e votojnë këtë projektligj do të amnistojnë “kriminelët” e tyre”, ka thënë Ahmeti. Sipas tij kjo i bën të barabartë qytetarët që për 14 vjet kanë respektuar ligjin dhe kanë jetuar ndershëm me ata që kanë kryer krime gjatë kësaj periudhe. Ahmeti ka shtuar se kjo është goditja më e madhe që ka pësuar drejtësia në Kosovë./LajmeOnline/