Juventus dhe Roma, ‘luftë’ për Xherdan Shaqirin

0Juventusi dhe Roma janë duke ‘luftuar’ për Xherdan Shaqirin. Mesfushori kosovar pritet të largohet nga Bayern Munichu dhe është në kërkim të një ekipi të ri, ku do të mund të luante në vazhdimësi.

Dhe, mediat italiane shkruajnë se dy gjigantët italianë janë futur në garë për 22 vjeçarin. Për momentin, Giallorossi duken favoritë për përfaqësuesin zviceran, por as Bianconeri nuk mbeten aspak prapa, duke e pasur parasysh se rrezikojnë të mbesin pa 2-3 mesfushorë gjatë kësaj vere.

Shaqiri konsiderohet lojtari i duhur për ekipin e Massimiliano Allegrit. Gjithashtu, për ish futbollistin e Baselit, interesim kohë më parë ka shprehur edhe Liverpooli, që është i gatshëm t’i ofrojë 20 milionë euro.