Juventus dhe PSG në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve – VIDEO

loading...

juve

loading...
Nuk ka surpriza në mbrëmjen e dytë në ndeshjet e kthimit në 1/16 e Champions League. Bardhezinjtë e Juventusit që vinin nga fitorja e thellë 3-0 në Glasgow kanë kaluar pa probleme sërish skocezët e Celtic duke vazhduar për më tej dhe duke bërë që kundërshtari të kujtohet vetëm si një skuadër që kishte dëshirë të madhe për të fituar por jo kapacitetin e duhur për t’u përballur me kampionët e Italisë.

Antonio Conte i ndikuar edhe nga rezultati i ndeshjes së parë hodhi në fushë një skuadër me jo pak ndryshime ku sulmi përbëhej nga Quagliarella dhe Matri ndërsa në mbrojtje në qëndër ishte Marrone ndërsa nga krahët u aktivizuan Padoin dhe Pelluso. Por këto ndryshime nuk i ndaluan bardhezinjtë që të siguronin një tjetër fitore duke treguar se janë një skuadër që kanë potencialin për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Bardhezinjtë arritën të zhbllokojnë rezultatin që në pjesën e parë ku Alessandro Matri u gjet me portën e boshatisur pas një të majte të Quagliarelës që u grushtua nga portieri Foster dhe përfundoi në këmbët e sulmuesit italian. Në pjesën e dytë bardhezinjtë bënë prapë detyrën duke shënuar edhe golin e dytë me anë të Quagliarelës që dha përshtypjen se po realizohej në një ndeshje stërvitore dhe jo në një përballjeje Champions. Celtic edhe njëherë tjetër tregoi se është një skuadër me shpirt luftarak dhe dëshirë të madhe për të fituar por pa eksperiencën e duhur dhe forcën për t’u përballur me skuadrat e mëdha të Europës.psg

Në takimin tjetër, atë që u zhvillua në Francë, skuadra e PSG vuajti jo pak për të siguruar kualifikimin pasi Valencia, që kishte humbur 1-2 ndeshjen e parë në shtëpi, ishte kërcënuese gjatë gjithë takimit. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë spanjollë me anë të Jonas në minutën e 55-të por për të qetësuar trajnerin Anceloti dhe tifozët parizienë menduan Gameiro dhe Lavezzi që pas një topi të vjedhur në mesfushë barazuan rezultatin me anë të sulmuesit argjentinas. Skuadra e PSG me këtë barazim ka siguruar kualifikimin për në 8 më të mirat e Europës dhe tani i duhet të hedhë vështrimin nga kampionati francez, atje ku Lyon po i kërcënon vëndin e parë.

Juventus 2-0 Celtic

juve 2-0 by Futbol2101


PSG 1 – Valencia 1


ษฎฮ FOOTYROOM.COM by footyroom

loading...