Juve, Skuadra me 6 Shqiptarë

loading...

juve

loading...
Juventus është shëndrruar në një skuadër ku talentët shqiptarë janë në numër që po e tregojnë veten. Vitin e kaluar, Juventus transferoi nga Empoli talentin shqiptar, Elvis Kabashi, për afro 3 milionë euro, duke u konsideruar njëri nga talentët më me perspektivë në futbollin italian.
Përveç Kabashit, në mesin e futbollistëve shqiptar në këtë klub është edhe mesfushori Françesko Tahiraj. Talenti 16-vjeçar, Tahiraj, luan me skuadrën U17 të Juves.
“Tani në skuadër jemi pesë futbollistë shqiptarë. Jemi unë, Entonio, Elvisi, Alesio, si dhe Armando. Jam i lumtur për një fakt të tillë”, u shpreh Tahiraj.
Për të çuar në gjashtë numrin e futbollistëve shqiptarë te Juventusi, u përkujdes Elvir Maloku. Ky i fundit ka nënshkruar kontratë me skuadrën e famshme italiane, ndërsa do t’i bashkohet asaj gjatë merkatos së verës. /LajmeOnline/

loading...