Juve nuk e ndal forcën. Ky ishte supergoli i Pirlos (Video)

Pasi pothuajse e ka siguruar titullin në Serie A, Juventusi po tregohet i fortë edhe në Europa League. Skuadra e Antonio Contes ka arritur në gjysëmfinale duke mposhtur Lionin edhe në ndeshjen e dytë. Juve arriti fitore me rezultat 2 me 1 në Torino.
Andrea Pirlo shënoi gol në minutën e tretë nga gjuajtja e lirë për epërsinë e parë. Mysafirët shpejt barazuan me anë të Briand. Marchisio nuk lejoi befasi duke shënuar golin e fitores në minutën e 78.
Juventusi ka arsye më shumë për të fituar këtë trofe pasi që është nikoqir i finales në këtë garë.