Juve interesohet për Xherdan Shaqirin

Juve interesohet për Xherdan Shaqirin. Sipas Corriere dello Sport mesfushori zviceran është objektivi i radhës i bardhezinjve. Pasi mbyllën me sukses marrëveshjen për kalimin e Marotas në Torino, skuadra e Juventusit kërkon të bëjë një tjetër goditje.

Sipas mediave italiane pritet që në orët në vijim të ketë një takim mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesve të Juventusit. Shaqiri, taktikisht do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për Max Allegrin dhe skemat të cilat ai përdor gjatë lojës.