Justin Timberlake nuk luan në ribërjen e mjuzikllit “Annie”

loading...

main_justin

loading...
Përfaqësuesit e kompanisë “Sony Pictures” kanë mohuar raportet të cilat kanë paralajmëruar se Timberlake do të luajë përkrah aktores së re Quvenzhane Wallis në ribërjen e mjuzikllit “Annie”.

Aktori dhe këngëtari ishte raportuar se do të portretizonte Daddy Warbucks, rol ky i bërë i njohur nga Albert Finney në klasikun e vitit 1982.

Sidoqoftë, zëdhënësi i studios prapa “Annie” ka mohuar raportet se Timberlake do të luante rolin e kundërshtarit të Wallis, e cila ka zëvendësuar vajzën e aktorit Will Smith, WilloW, në rolin kryesor në mjuzikllin e ri.

Përfaqësuesit kanë thënë se raportet janë të “pavërteta” dhe kanë insistuar se Timberlake nuk është i përfshirë në filmin e regjisorit Will Gluck, i cili do të shfaqet në vitin e ardhshëm.

loading...