Justifikimet më të përdorura për tradhëtinë si nga meshkujt dhe nga femrat

Tradhëtia është një fenomen që na prek të gjithëve, por duhet ditur si të kuptohet në kohë.

Të intervistuarit kanë qenë 1500 persona të moshës 35-55 vjeçare. Alibitë janë po të njëjtat, shoku, puna, befasi të papritura, por pavarësisht këtyre justifikimeve ekziston gjithnjë rreziku për tu zbuluar.

Puna– 35% e meshkujve përdorte si justifikim punën në zyrë jashtë orarit, duke argumentuar se nuk mund të thuhet jo, pasi shefi mërzitet…dhe natyrisht telefoni do jetë i fikur.

Sporti– 28% e meshkujve justifikohet pas aktiviteteve sportive, si kalçeto me miqtë, palestër apo ndeshje të ndryshme. Duhet treguar kujdes në detajet, si çanta e marrë me vete, futja e rrobave menjëherë në lavatriçe për të humbur gjurmët etj.

Miqtë– 24% e meshkujve justifikojnë tradhëtinë e tyre duke përdorur darkat me miqtë, madje edhe 1 herë në javë. Në fund të fundit janë pikërisht miqtë që mbulojnë sekretet.

Shopping– 43% e femrave të përfshira në sondazh justifikoheshin për të tradhtuar duke thënë se do dilnin për shopping, duke e ditur se partnerët e tyre urrenin ti shoqëronin. Pazaret e femrave ndodhin kryesisht në oraret e pasdites, si koha e duhur për të organizuar një takim sekret.

Shoqet– Njëlloj si meshkujt edhe femrat i përdorin miket e tyre për të fshehur një lidhje jashtë raportit serioz. Për 31% të tyre një darkë, një shëtitje, kinemaja apo teatri janë argumentet më të preferuara. Në këtë fushë femrat janë shumë solidare me njera tjetrën.

Puna– 19% e femrave të përfshira në sondazh pranojnë se përdorin punën si pretekst për të mbuluar tradhëtinë, kjo falë pavarësisë së tyre profesionale./indeksonline