Jurgeni mes lotësh: Jam munduar gjithmonë t’i pajtoj prindërit, por atë natë babai doli nga kontrolli

loading...


Gjykata liroi sot nga qelia Jurgen Kurtin, të birin e Artur Kurtit i cili u vra me thikë në Ish-Bllok, pas një përleshje me të birin dhe kunatin.
Sipas gjykatës, prokuroria nuk ka sjellë prova të mjaftueshme që të provojë se autor i vrasjes me thikë të Arturit është pikërisht djali i tij.

Burime të “Panorama” konfirmuan se një ditë më parë, Jurgeni dhe daja i tij, Leonard Ristani, i cili u la në burg nga gjykata, janë marrë në pyetje sërish nga hetuesit.

Mësohet se Jurgeni në secilën nga dëshmitë e tij, kur është marrë në pyetje, nuk ka mundur t’i përmbajë lotët për ngjarjen.
Ai ka thënë para hetuesve se babanë dhe të ëmën është munduar gjithnjë t’i pajtojë, por mbrëmjen që ndodhi ngjarja nuk e ka kuptuar ende se çfarë ngjau.

“Jam munduar gjithmonë t’i pajtoj nënën dhe babanë, e kam takuar vazhdimisht, por atë natë ai doli nga kontrolli, s’e dimë çfarë kishte”,- ka thënë një ditë më parë Jurgeni mes lotësh.

Sot në gjykatë ai nuk ka thënë asnjë fjalë, dhe pas vendimit ka kërkuar të shoqërohet në dhomën e izolimit. Jurgeni përfaqësohej në gjykatë nga avokati Besnik Cerekja
artur-kurti-jurgen2_1460045821-7252997

loading...

loading...