Juliana i rrëmben Arditit ‘puthjen e parë’ në buzë…

loading...

loading...
Pasi pinë cigare dhe bëjnë shaka në oborr, Juliana, Arditi, Katerina dhe Nevila shkojnë në dhomën e gjumit në katin e dytë. Juliana shtrihet tek krevati i Arditi, ndërsa Nevila tek Katerina. Banorët bëjnë biseda të ndryshme, duke folur dhe për pastrimin e shtëpisë.

Sapo fiken drita, Juliana përfiton nga rasti të përqafojë Arditin, që mos ta shikojnë vajzat. Katerina pyet banorët nëse do flenë ashtu siç janë, Juliana dhe Arditi thonë jo, vetëm Nevila thotë po. Katerina i quan gënjeshtarë, pasi të gjithë thanë se duan të flenë vetëm,

Katerina pyet Julianën nëse ka të dashur jashtë, Juliana përgjigjet se ka lënë diçka pezull. Ajo sqaron se po njihej me dikë, por ende nuk ishte lidhur. Juliana thotë se e ka mbyllur muhabetin dhe nuk e di se çfarë po ndodh jashtë, por thotë se nuk pret që ta presë asnjë. Ajo shprehet se nga sjellja e saj aty brenda, nuk ka pse ta presë askush.
Katerina pyet Arditin, nëse e pret dikush jashtë, ai përgjigjet familja. Juliana qesh, duke thënë se do bëjë namin Arditi kur të dalë. Arditi qesh, pasi kujton fjalët e Valerit, se do bëhen rresht vajzat për të kur të dalë jashtë.

Nevila kërkon të ndezë abazhurin, kurse Juliana i thotë ta fikë, pasi nuk ka asgjë për të parë. Në këtë moment ajo i afrohet akoma më shumë Arditit, duke e puthur në buzë. Arditi nuk kundërshton dhe një puthje e gjatë ndodh mes tyre.
Më pas vajzat largohen nga dhoma, Juliana dhe Arditi përfitojnë të puthen sërish. Puthjet e tyre i ndërpret Lori, e cila zgjohet nga gjumi dhe kërkon të bisedojë me ta. Juliana dhe Arditi qëndrojnë gjatë të përqafuar, derisa vjen Nevila në dhomë./top channel/

loading...