Juli: Ju rrëfej takimin me Berishën, u mallëngjye kur pa tatuazhin

Ai është sot taksixhiu më i famshëm në Shqipëri, për shkak të një lajmi aspak të zakonshëm. Juli, 34 vjeç, me origjinë nga Lura, sapo ka dëgjuar se politikani i tij preferuar Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen, ka nxituar për të përjetësuar imazhin e tij në trup. Tatuazhi me portretin e Berishës në gjoksin e Julit tashmë ka bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, ndërkohë që ky gjest nuk ka lënë indiferent as vetë Berishën.

largea_juli-berisha1373739300

Mësojmë nga Juli se sapo lajmi ka dalë në media, Kryeministri në detyrë Berisha e ka thirrur Julin në zyrë. “U mallëngjye kur pa tatuazhin dhe më pyeti përse e kam bërë. Iu përgjigja e kam bërë në anën e zemrës, sepse e kam në zemër”, – rrëfen Juli. Më pas, ai tregon se natën që Berisha dha dorëheqjen, ai e ka gdhirë poshtë shtëpisë së Berishës së bashku me disa fansa të tjerë të tij. Ai pohon se Berishën e ka adhuruar qëkur ka qenë i vogël, dhe meqë punon si taksixhi, pothuajse të gjithë klientëve u flet për idhullin e tij. Madje, gjatë fushatës u ka kërkuar atyre të votojnë numrin 44. Juli thotë se nuk ka kërkuar dhe as nuk do të kërkojë asgjë në këmbim të kësaj dashurie dhe se nuk pëlqen asnjë politikan të majtë, ndërkohë që preferon që vendin e Berishës në PD ta zërë Lulzim Basha. Botasot