Ju shkundet trupi dhe zgjoheni nga gjumi? Ja çfarë do të thotë!

Pikërisht atëherë kur jeni gati për të fjetur me një ëndërr të ëmbël në mendje, ndjeni
trupin t’ju shkundet papritur dhe zgjoheni. Kjo është diçka që u ndodh shumicës së
njerëzve herë pas here.

Në Shqipëri kjo kuptohet si ‘shenjë se fëmija po rritet’, por në të vërtetë kjo është
diçka që na ndodh edhe kur nuk kemi ku të rritemi më shumë. Shkencëtarët kanë një
shpjegim krejt tjetër për këtë.

Sipas ekspertëve, ky është një tregues se trupi juaj është lodhur gjatë ditës. Kur bini
menjëherë për të fjetur pas një dite shumë të lodhshme, truri nuk ka kohë ta rikthejë
trupin në gjendjen e tij normale.

Truri merr mesazhe se trupi është tejet i lodhur dhe organizmi mund të ndalojë së
funksionuari, ndaj si të ishte një formulë magjike krijon një ëndërr që ju bën të
shkundeni e ju zgjon.

Mund të shikoni një ëndërr sikur rrëzoheni, siç është më e
zakonshmja.
Ky mekanizëm është një tjetër provë e mrekullueshme se truri i njeriut e mbron trupin
nga rreziqet, edhe kur ne jemi krejtësisht të pavetëdijshëm.
Burimi: Higher Perspectives