Ju që nuk i keni siguruar akoma drutë për dimër, dogana ka një ofertë të mirë me çmim tepër të ulët

Tash kur dimri po afrohet, kërkesat për shitje të druve janë rritur. Përveç shitësve që nëpër rrugë dalin shesin dru, një institucion i Kosovës online i ka qitur në shitje drutë.
Është kjo Dogana e Kosovës e cila ka ofruar dru për shitje nëpërmjet procedurës së ftesës për ofertë.

E çmimi i tyre total është 676 euro për 33.80 m3 dru.

Kjo procedurë e shitjes është e rregulluar me Udhëzimin e Brendshëm Administrativ (Nr. UA 33/2016 mbi Trajtimin dhe administrimin e mallrave të ndaluara dhe të konfiskuara). /Indeksonline/