Ju që keni planifikuar pushimet, kështu do të jetë moti në korrik e gusht

loading...

loading...

Meteorologët paralajmërojnë valë tropikale. Temperaturat rekorde arritën bashkë me ditën e parë të verës, ndërsa paralajmërohen temperatura mbi mesataren gjatë ditëve të ardhshme.

Vala tropikale është shtrirë thuajse në gjithë Evropën dhe deri në Siberi. Temperaturat e zakonshme për fundmuajin e qershorit dhe fillim të muajit korrik tashmë kanë ardhur dhe kanë mbërri në 37 gradë.

Të ngrohtit u shkaktojnë telashe thuajse të gjithë njerëzve, por mjekët këshillojnë të sëmurët kronikë që të jenë më të kujdesshëm.

Meteorologët kanë paralajmëruar temperatura mbi mesataren e zakonshme për këtë periudhë. Sipas tyre kjo ndodh si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Nga e mërkura, më 28 qershor, do të mbizotërojnë temperatura shumë të larta, maksimalet 33-37 gradë, ndërsa vetëm të hënën, më 26 qershor, do të jetë më freskët, rreth 28 – 34 gradë. Për të premten, më 30 qershor pritet ulje temperaturash, aty-këtu me shi, rrebeshe e shkarkime, madje nuk përjashtohen as vërshime, transmeton Koha.net.

Vala e ngrohtë do të vazhdojë edhe në fundjavë, me zhvillime vranësirash gjatë mbrëmjes, me rrebeshe shiu e bubullimë. Ndërsa temperaturat e larta të pazakonshme priten në muajt vijues – korrik e gusht.

loading...