“Ju nxjerr djallin e ju pastroj shpirtin”, ky është prifti që përdhunonte vajzat e reja (FOTO)

loading...

5345543-600x309-530x300

loading...
Një prift është arrestuar nën akuzën e ngacmimeve seksuale ndaj grave gjatë procesit të ekszorcizës dhe “shërimit shpirtëror”. Mediat italiane bëjnë me dije se prifti italian u arrestua bashkë me një kolonel ushtrie.
59-vjeçari, ati Salvatore Anello, dyshohet se ka ngacmuar dhe ka përfituar seksualisht nga katër gra dhe një vajzë 12-vjeçare gjatë lutjeve për pastrimin e shpirtit dhe procesit të largimit të së keqes e shpirtrave të errët nga trupi.

Anello është arrestuar pas një hetimi 6 mujor të bërë mbi 52-vjeçarin Salvatore Muratore, kolonelin e ushtrisë. Edhe mbi të rëndon e njëjta akuzë.

loading...