Ju bien flokët prej 3 muajsh? Vetëm kjo maskë me 3 përbërës ju zgjidh problemin

Me siguri që jeni ndeshur të paktën një herë në jetë me rënien e flokëve. Ky shqetësim shpesh zgjatet te persona të tjerë edhe përtej 3-4 muajve, me periudha të tejzgjatura. Por, ky problem merr fund vetëm duke përdorur këtë maskë me 3 përbërës, shumë të përdorur edhe në kuzhinë.

Secili prej tyre ka përfitime të mëdha në shëndet dhe funksionojnë më së miri, duke ndaluar rënien e flokëve, kur përzihen sëbashku. Gjithashtu, përdorimi i saj do t’i bëjë flokët tuaj të rriten disa centimetra për vetëm pak kohë.

Përbërësit:
2 banane
1 vezë (të verdhën)
1 lugë gjelle lëng limoni

Udhëzime:
Prejini bananet në copa të vogla dhe shtypini në një enë me anën e një piruni. Hidhini më pas të verdhën e vezës dhe lëngun e limonit dh përziejini mirë.
Aplikojeni përzierjen në flokët tuaj dhe më pas mbulojini ato me një qese plastike. Sipër tyre vendosni edhe një peshqir.
Lëreni të veprojë maska për rreth 40 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht me shampo dhe ujë të ngrohtë.
Mund ta përdorni 2 herë në javë për rezultate të dukshme për pak kohë./shije.al
Përshtati: Genta Dobra