Jolie-Pitt së bashku në një film pas 9 vjetësh

0Pas 9 vjetësh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kthehen për të luajtur sërish së bashku në një film.

Nëse në “Mr& Mrs. Smith” Jolie-Pitt u dashuruan në setin e xhirimit, tashmë në filmin e ri dramatik “By the sea” ata vijnë si një ndër çiftet më të përfolura të Hollivudit, por edhe si producentë.

“Jam shumë e lumtur që do të mund të vazhdoj bashkëpunimin me Donna Langley, presidente e Universal Pictures dhe gjithë skuadrën. Pas ‘Unbroken’ (ku Jolie ishte regjisore, filmi pritet të dalë në SHBA për Krishtlindje dedikuar figurës së atletit olimpik që u kthye në një hero të luftës, Louis Zamperini, i cili u nda nga jeta në moshën 97-vjeçare) do të fillojmë punën për filmin “By the Sea”.

“Ata kanë krijuar një komoditet për autorët dhe besoj se do të vazhdoj të punoj me pasion për suportin që më kanë ofruar si producente”, thotë Jolie.