Jolie e bukur edhe pas operacionit

 

38 vjeçarja është parë në aeroportin e Honolulu me djemtë e saj Maddox 11 vjeçar dhe Pax nëntë.
E veshur e tëra në të zezë dhe me buzëqeshjen e saj, Jolie ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve.
f.0710113824232_m

“Angelina ka buzëqeshur dhe ka biseduar me shumë njerëz që e përshëndetnin atë dhe djemtë e saj me ‘alohas’ dhe ‘shijojeni pushimin’, ka thënë një burim për “Us Weekly”.

Pastaj ylli filmit “Salt” është parë duke shëtitur dhe ka lënë përshtypje me besimin në trupin e saj e veshur me një bluzë të hapur, tre muaj pas operacionit të mastektomisë së dyfishtë.

Në muajin maj ajo kishte treguar se për shkak të rrezikut të lartë për kancer të gjirit, ishte detyruar që të hiqte dy gjinjtë.

Mediat citojnë dëshmitarët të cilët kishin thënë se përveç ca shenjave afër sqetullave, të cilat mund të kenë mbetur nga operacioni i 20 prillit, asgjë nuk dallonte nga Angie që ishin mësuar të shihnin gjithmonë.

Ajo thuhet se do të qëndrojë rreth tetë javë në ishullin Oahu, ku do të xhirohet filmi i saj i ri “Unbroken”, derisa më vonë pritet që afër saj të jetë i fejuari Brad Pitt dhe fëmijët e tjerë.

“Unbroken” do të sjellë për herë të dytë Jolie në rolin e regjisores, pas filmit “In The Land of Blood and Honey”. /Kosovapress/