Jolie dhe Pitt, nisin përgatitjet për ceremoninë e martesës

loading...

1

loading...
Në shenjë mbështetjeje për homoseksualët, ata patën deklaruar se nuk do të martoheshin deri kur në Francë të lejohej martesa për këdo. Dhe tani, kur në Francë Gjykata Supreme i hapi dritën jeshile martesave të të njëjtit seks, Brad Pitt dhe Angeline Jolie duke se kanë nisur përgatitjet për ceremoninë e kurorëzimit të lidhjes së tyre shumë-vjeçare.

E duket se me organizimin do të merret vetë aktori. 49-vjeçari ndodhet në Francë që prej mëngjesit të së mërkurës, ku sipas mediave franceze është takuar me planifikuesin e ceremonisë martesore. Nuk ka një datë, por banorët vendas në Brignoles, aty ku cifti i famshëm hollivudian zotëron një kompleks, thonë se janë përforcuar zërat për zhvillimin e një ceremonie martesore shumë shpejt.

“Në qytezë flasin se më në fund Brad dhe Angeline do të martohen. Dyqanet vendase janë kontaktuar për disa produkte shtesë dhe konstruksioni i banesës së tyre përfundoi”, citohet një banor vendas nga revista franceze gossip, X17.

Angeline Jolie dhe Brad Pitt, njohur ndryshe si “Brangeline”, janë bashkë që prej vitit 2005. Për zhvillimin e ceremonisë së tyre martesore është përfolur shumë dhe gjatë, por vetë cifit, vitin e kaluar deklaroi se nuk do të martoheshin, deri në momentin kur në Francë kjo e drejtë të ishte e barabartë për të gjithë.

Ata janë prindër të 6 fëmijëve, 3 të tyrët dhe 3 të adoptuar ndër vite.

loading...