Joana e BB6 pozon e zhveshur

Është një nga vajzat më të kërkuara të faqeve rozë.

Joana Gjuzi, vajza 26 vjeçare, pjesëmarrëse e edicionit të gjashtë të Big Brother, është nga të paktat që diti t’i mbijetojë tregut.

Aq sa e gjykuar brenda shtëpisë, po aq e kërkuar dhe e vlerësuar nga publiku jashtë.

Famën e fituar, vajza simpatike di ta menaxhojë më së miri, duke treguar përherë nga vetja e së fundmi duke na lënë pa fjalë me fotot e saj.

Edhe pse vera sivjet duket disi e freskët, kjo nuk e ka penguar Joanën që ta shijojë atë në maksimum.

Madje ka përfituar nga koha për të na dhuruar disa foto super të nxehta, topless dhe me rroba banjo.

Thuhet se shumë shpejt ajo do të nisë punë si pedagoge në një universitet privat.

Ofertat për punë kanë qenë të shumta pas daljes së saj nga Big Brother, e tashmë do të na duhet që të mësohemi me imazhin e saj si një zysh, veç imazhit të vajzës çapkëne që me lojën e saj arriti të mbante pezull një publikë të tërë.

Joana ka mbaruar studimet për farmaci dhe si pedagoge do të japë mësim po në fushën e saj.