Jetojnë prej gati 10 vitesh “pa ngrënë”, gruaja tregon si ia doli gjatë shtatzënisë

loading...

loading...

E keni menduar ndonjëherë se disa njerëz mund të jetojnë vetëm me ajër, energjinë që ju transmeton hapësira dhe 2-3 copa fruta në javë? Po, po, e kemi seriozisht.

Teksa disa të tjerë duan të hanë me “tonelata” të tëra ushqim në ditë e mbi të gjitha edhe sa më shumë me bazë shtazore, ky çift na tregon eksperiencën e tyre të veçantë. Ata thonë se që prej vitit 2008 praktikojnë “menynë me ajër” dhe se e kanë humbur thuajse fate ndjesinë e urisë.

Njerëzit mund të jetojnë pa ngrënë fare dhe këtë mund ta bëjnë lehtësisht përsa kohë janë të lidhur me energjinë që transmetojnë gjërat që na rrethojnë. Unë dhe Akahi nuk kemi ngrënë asgjë për tre vjet dhe tani hamë me raste ndonjë frut, vetëm për të provuar shijen e tij”, Camila Castello, 34 vjeç dhe partneri i saj, 36-vjeçari Akahi Ricardi.

Vajza tregon edhe për eksperiencën e përjetuar gjatë shtatzënisë. Shtatzëninë e parë nuk hëngra fare. Uria ishte një ndjesi e huaj për mua. Jetoja me dritën dhe energjinë që merrja prej saj.

Që të gjitha analizat e mia dolën të shkëlqyera dhe linda një djalë të shëndetshëm. Isha e gatshme që të ndryshoja dhe të ushqehesha gjatë shtatzënisë, por nuk u ndjeva kurrë e uritur”, thotë më tej 34-vjeçarja. Çifti ka një djalë 5-vjeçar dhe një vajzë 2 vjeçe, të cilëve nuk ua kanë imponuar “dietën” e vet në kuzhinë. Kliko ne Videon ose foton me poshte :

loading...